Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur si Sylvinho, prezantohet si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare.

Braziliani ka firmosur me Federatën Shqiptare të Futbollit një kontratë 18-mujore, me objektivin e vetëm, arritje në fazën finale të Europianit “Gjermani 2024”.

Në fjalën e tij tekniku 49-vjeçar tha: “Mirëdita të gjithëve. Doja t’ju falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur me stafin tim. Doja t’i thoja diçka Rejës. Ka shumë punë. Duhet të bëjmë disa zgjedhje të vështira. Faleminderit për punën që ka bërë.

Për zemrën, për pasionin. Ne kemi dëshirë që të bëjmë mirë, që ta çojmë këtë Kombëtare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu. Kur takova presidentin, këtë pashë tek ai. Mendoj se dhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për rezultate pozitive. Për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë.

Shpeshherë dëgjoj dhe njerëzit për zgjedhjet që bën një trajner. Federata Shqiptare më bindi. Më bindi që të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë”.