Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për edicionin e tretë 2022/23 të Ligës së Kombeve, në shortin që është hedhur në Nyon të Zvicrës.

Kuqezinjtë janë pjesë e Ligës B – kategoria e dytë e futbollit në këtë garë.

Kjo e drejtë u fitua pas dominimit në grupin e Ligës C në edicionin e kaluar e tashmë do të kenë përballë kundërshtarë edhe më të fortë.

Shqipëria është hedhur në Grupin 2 të Ligës B dhe do të ketë në grup Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu