Pas nje pauze të detyruar si pasojë e angazhimit të kombëtares në kualifikimet për Katar 2022, sot rikthehet Kategoria Superiore.

Në fushë zbresin katër ekipet e para të tabelës që ndahen me vetëm dy pikë.

Sot në Shkodër, Vllaznia pret Partizanin. Kuqeblutë duket se kanë lënë pas momentin negativ dhe janë me një moral më të lartë, por këtë të besuarit e trajnerit Bërdariç duhet ta shfaqin në fushën e Loro Boriçit.

Ne ndeshjen tjetër, të kuqtë vijnë pas barazimit me Teutën dhe kërkojnë të rikthehen te suksesi përballë një rivali direkt për titull. Sakaq, Teuta pret në shtëpi Laçin.

Durrsakët që kanë pasur probleme me barazimet e shumta në këtë sezon, në shtëpi janë të detyruar për të marrë pikët e plota dhe për të parakaluar edhe një kundërshtar që në klasifikim ka një pikë më shumë se ata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu