Një krim dhe një gjenocid e quan akademiku Artan Fuga vendimin e qeverisë për të vaksinuar disa personalitete që i kanë kaluar të 80-tat, përkundrejt dhjetëra të moshuarve të tjerë, që jo domosdoshmërisht kanë kontribute të njohura publikisht.

Fuga shprehet se jeta e njeriut vlen njësoj, qoftë e atij që ka punuar për 40 vite në minierë, qoftë e një nobelisti, apo e një personi që jeta e ka lënë pa shkollë.

Akademiku Fuga shprehet se kushdo që kërkon të marrë përsipër rolin e Zotit duhet të lidhet, pasi ka rrezikshmëri të lartë.

‘Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte një krim, një gjenocid, një marrje përgjegjësie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte një eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur.

Kush përcakton se kush do të vdesë ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur.

E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!’, shkruan Fuga në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu