Artan Fuga ka reaguar për tërmetin e tmerrshëm, që mori dhjetëra jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha.

Ai thotë se ka 30 vjet që paralajmëron për tragjedi të tilla, për shkak të ndërtimeve të shumta, ndërsa deri më tani, e kanë marrë për të çmendur.

“Qytetet qe na zene brenda

Besoj se edhe qurravece jane tani me shqetesimin tim tridhjetvjecar se po ndertojme qytete qe do te n’a zene brenda.

Sepse pashe nje deputete qe nxirrte lot krokodili per tragjedine qe po kalon vendi. Ka dekada qe censuron pikerisht ajo cdo perpjekje shkencore qe kerkon te n’a ndaloje te shkojme me budallallik me koke te muri.

Qeshim si te dehur kur n’a vene punet mbrodh, qurravitemi kur na ze brenda e keqja.

Flukse piramidale demografike per t’u vendosur kombetarisht ne zona kenetore dhe mocalishte…Qytete qe na zene brenda.

Te varrosim me dhimbje te vdekurit per te cilet jemi ngapak te gjithe fajtore dhe pastaj t’i therrasim mendjes.

Kush eshte i cmendur tani o deputete, ti apo une? Kujton se harrohet cfare ke bere?”– shkruan Fuga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu