Policia Kufitare ka goditur sot një rast të kalimit të paligjshëm të parave në kufi, pasi ka zbuluar 25 mijë Euro që i kishin fshehur në trup. Sipas një njoftimi nga Policia e Korces bëhet me dije se, J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, ishin duke udhëtuar drejt Greqisë, por nuk deklaruan patatë që kishin me vete.

Ata ishin duke udhëtuar me një makinë private dhe u përzgjodhën në vijën e dytë të kufirit, dhe tashmë janë proceduar penalisht.

Vijon kontrolli i imtësishëm i mjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Sekuestrohen nga Policia Kufitare 25000 euro. Procedohen penalisht 2 poseduesit, të cilët nuk i deklaruan në kufi. Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në P.K.K Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasin J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve. Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve”, shkruan Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu