Ish deputeti demokrat dhe ish ministri i jashtem Tritan Shehu, ka reaguar me nje shkrim ne rrjetin social te fb-se pas fjales se mbajtur nga ambasadorja amerikane ne Tirane.  ”Faleminderit Zonja Ambasadore per cfare na kujtuat, per sa vleresuat Heroin tone e per mesazhin qe dhate me kete!”-keshtu eshte shprehur nder te tjera Shehu ne shkrimin e tij. 

Per me shume ndiqni te plote shkrimin e tij:

Shume domethenese e stimuluese thenia sot e Ambasadores Yuri Kim, “Fryma e Skenderbeut eshte ende gjalle”!
Nje shprehje nga e cila te lindin shume mendime te trishta kur e degjon ne keto periudha kaq te veshtira per vendin.
Por gjithashtu nje shprehje, qe jo vetem thjesht kerkon te krijoje optimizem e besim ne te ardhmen, por tenton te na ringjalle krenarine kombetare, te na kujtoje ate sa vepra te medha ka mundur e mund te beje ky popull, perkatesine tone, modelin e te ardhmes e qellimin e perpjekjeve.
Sepse me ate figure qendrore te historise sone mijera vjecare, permblidhen e gjejne vend liria jone, sovraniteti, perkatesia jone europiane e Perendimore, roli qe mund te luajme sic luajtem dikur si komb per vehten, Rajonin, Europen, besimi ne fitore pavaresisht sakrificave, ashtu si veproi Gjergji i Madh perpara atij invazori mizor.
Faleminderit Zonja Ambasadore per cfare na kujtuat, per sa vleresuat Heroin tone e per mesazhin qe dhate me kete!Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu