Nga Prof. Dr. Tritan Shehu

Thirrjet e djeshme të Kryeministrit, mënyrat e tij për të impresionuar, kërcënuar, publikun, qytetarët e deri te gjykatësit, prokurorët, të gjithë sistemin, duke dashur të tregojë forcë… treguan në fakt vetëm dobësi, frikë, dështim të tij!

Ashtu si një fëmijë i tromaksur bërtet, thërret kur endet në errësirë!

Në fakt, mua këto thirje, përveç faktit se janë një demostrim i qartë se Shqipëria është shumë larg shtetit ligjor, të të drejtës, përderisa Kryeministri vetë, në vetë të parë vepron në këtë mënyrë….

Dhe më tej delegatët duartrokasin.

Ndërsa ata që i kanë “dalë për zot” ndërtimit të ‘drejtësisë së re’ e bëjnë si ‘struci’.

Prokuroria përgjigjet nëpër dhëmbë si e shokuar, kur duhej sot të ngrinte një çështje penale për interferenca në drejtësi, presion mbi të.

Jo thjesht si Rame, por si Kryeminister, se Kryeministri eshte pushtet, institucion, ka te drejta por dhe „vija te kuqe“ ne Kushtetute e ligje per ate.

Sepse ai nuk mund të jetë ‘Sulltan’ në një vend europian, në rrugën e integrimit, megjithëse Shqipërinë po kërkon ta çojë drejt sulltanateve, ata kërkon të imitojë!

Kjo më shqetëson, ky nivel ku ka katandisur ky vend, vetëm kaq.

Përveç kësaj domethënie, asgjë tjetër nuk më shqetëson, përkundrazi!

Sepse është dhe ana tjetër e medaljes, optimiste, që del në pah.

Është frika, paniku, që i nxjerr dhe gjumin natës Kryministrit nga ndryshimet në opozitë, nga zgjimi e ngritja e saj, nga forcimi i vërtetë i saj.

Është pikërisht kjo, është roli i ri i PD i dalë nga letargjia e këneta e pak viteve më parë, duke krijuar tashmë një opozitë reale, luftarake, përmbysëse për këtë regjimi regresiv, primitiv, anadollak.

Është vetë Berisha, që po i prish edhe gjumin e natës Ramës e regjimit, duke e tromaksur deri në atë pikë, sa ta detyrojë të japë në panik të tilla ‘shfaqje’ shumë larg asaj, që mund e duhet të paraqesë një kryeminister, qoftë edhe i këtij vendi.

Dhe këtu qëndron thelbi, realiteti i këtyre mesazheve, që duket sikur dalin nga grahmat e një “bote” tashmë në prag të zhdukjes.

Dhe kjo në fakt zbeh keqardhjen, që ndjen kur dëgjon të tilla pasthirma të ardhura nga thellësitë e errësirave.

Sepse arrin të perceptosh midis tyre shpresën e ndryshimit nëpërmjet panikut e dëshpërimit të atyre, që po ndjejnë fundin e tyre politik në dështim të plotë.

Dhe këtu qëndrojnë notat optimiste e shpresëdhënëse të tyre!