Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin, mblodhi Task Forcën. Në fjalën e saj, Manastirliu theksoi sërish se Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët për t’u prekur, por gatishmëria mjekësore është e lartë.

“Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët, por vigjilenca mjekësore është e lartë. Në të gjitha pikat kufitare ushtrohen me përpikmëri plani i masave parandaluese. Nuk kemi asnjë rast me koronavirus në Shqipëri. Institucionet mjekësore bashkëpunojnë për të zbatuar masat dhe planet e veprimit. Laboratori i virologjisë do mundësojë brenda 2 javësh analizën e koronavirusit. Më shumë se 200 mjekë janë trajnuar në bazë të udhëzimeve të marra.Një pikë e rëndësishme në planin e veprimit është komunikimi i riskut. Janë në total 110 udhëtarë me histori udhëtimi në Kinë. 52 tyre kanë kaluar në aeroportin e Rinasit, janë ushtruar kontrolle.”, u shpreh Manastirliu.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 28 mijë ditën e djeshme sot raportohen 31 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu