Kryeministri Rama i acaruar me humbjen e kuotave të PS në publik dhe shtimi i popullaritetit të PD dhe LSI, sidomos javëve të fundit, ka urdhëruar metoda represive policore kundrejt liderëve të opozitës. Ai ka vendosur sot që të urdhërojë policinë e shtetit për të bllokuar aktivitetet e partive politike gjoja në emër të pandemisë.

Preteksti gjendet, kur e do sherrin! Ndaj policia do turret në takimet e opozitës.

E verteta mbetet që PS-ja po shkon drejt humbjes së sigurtë, edhe nga sondazhet e tij partiake, ndaj kryeministri që të ul entuziazmin opozitar si dhe takimet e shumta të Bashës dhe Kryemadhit tha sot se do të vendos që policia të ndërhyjë në këto takime politike elektorale.

Në të vertetë, opozita duhet të mendojë të gjitha skenarët e kryeministrit, pasi Rama mund të vendosë që zgjedhjet të zhvillohen si do e si mendon ai. Prandaj duhet menduar edhe nxjerrja e popullit në rrugë, natyrisht me maska, por për ti treguar vendin të paudhit qeveritar.

Pas këtij vendimi të kryeministrit do të jemi deshmitarë se si policia do të dhunojë, ndalojë e gjobisë opozitën. Dhe sa për të thënë se gjoja ndaloj edhe PS-në do gjobisë ndonjë të palës së tij.

Ky kryeministër është i frikshëm tani në ikje, ndaj PD dhe LSI të përgatiten që vrullin popullor për të votuar dhe rrëzuar Rilindjen, ta centralizojnë edhe në përballje me bandën e pushtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu