Njerëzit ‘pushtuan’ rrugët e qyteteve spanjolle për herë të parë pas shtatë javësh kufizimi të rreptë.

Spanja, një nga vendet më të goditura nga koronavirusi i ri, vendosi masa të rrepta izolimi për të paktën shtatë javë. Kjo fundjavë ishte e para kur të rriturit mund të dilnin në rrugë.

Ndërkohë edhe shtete të tjera kanë nisur të lehtësojnë lëvizjen e njerëzve. Austria u bë ndër shtetet e para që lejoi dyqanet, ndërsa tani janë hapur edhe sallonet e bukurisë.

Europa u bë epiqendra e sëmundjes për gati dy muaj, ndërsa tani të dhënat janë premtuese se kurbat kanë nisur të bien ngadalë thuajse në çdo shtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu