Një i ri nga qyteza e Libohovës është zhdukur në rrethana misterioze.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Izet Tosuni, i cili ka humbur kontaktet me familjarët që prej disa ditësh dhe nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e tij.
Banorët e zonës tregojnë se hera e fundit që është parë i riu ka qenë tetë ditë më parë, duke hipur në një makinë në fshatin Sofratikë.
Ata tregojnë se humbja e të riut është denoncuar në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion.
Sipas tyre, 17-vjeçari jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Burimi: JOQ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu