Drejtuesit kryesore te forcave politike në Kosovë kanë votuar gjatë paradites së sotme.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj tha se “Sot është dita kur flasin qytetarët, jo ne politikanët. Flasin qytetarët e Kosoës.Ne mendojmë që qytetarët janë para opsiononit të rimëkëmbjes ekonomike, apo para opsionit të mjegullës dhe të izolimit ndërkombëtar. Unë pres verdiktin që do ta japin sot gjatë ditës. Është verdikti më i rëndësishëm”, tha Hoxhaj pas votimit.Image

Ndersa kreu I AAK Ramush haradina pasi hodhei voten etij dekalroi se ”E ushtruam të drejtën tonë për të votuar, i lust ë gjithë qytetarët që të votojnë. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”.

Image

Kandidati i Vetvednosjes per Kryeminister dhe keru i kësaj paratie Albin Kurti tha pas Votimit se “Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu si do të jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevoje për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet, sot kjo nevojë është e drejtë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit, sot duhet të votojmë. Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”.

Image

Ndërsa Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti si i përzgjedhuri i LDK për të vijuar këtë post nëse fiton zgjedhjet partia e tij, tha se “ e kryem obligimin tone kushtetues për të votuar, ftoj të gjithë qytetarët të cilët kanë të drejtë votë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të dalin dhe të votojnë, sot është dita e tyre, ata sot thonë fjalën e tyre”.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu