Ronela Hajati këngëtarja e cila kohët e fundit po bën bujë për shkak të komenteve negative dhe pakënaqësitë e Eurovizionit lidhur me koreografin me lëvizje erotike, si dhe për mendimin e shumë shqiptarëve lidhur me tekstin e këngës e cila nuk ka asnjë përputhje me realitetin e shqiptarëve dhe që nuk e përfaqëson aspak Shqipërinë.

E ndonëse Eurovizion e ka kritikuar Ronelën lidhur me performancën e nxehtë duke iu referuar si skenë orgjie, duket se Ronela do të përballet edhe me Pedro Leopoldo, një ilustrues, urbanist nga Brazili.

Themi këtë pasi braziliani akuzon Ronela Hajatin se ka i ka vjedhur dizajnin e fustanit, që ka krijuar Leopoldo në 20 prill 2020 dhe kjo pa autorizim të autorit ka kryer këtë vepër.

Bëhet fjalë për dizajnin e fustanit që Ronela kishte veshur në ceremoninë e hapjes së festivalit evropian. Fustan blu me një dizajn mongol në materialin shoqërues dhe një kapele të madhe në kokë.

Përmes një story në Instagramin e faqes së tij ku publikon grafik dizajnë të ndryshëm, Pedro Leopoldo kërkon ndihmë dhe thotë që dizajni i tij është përdorur nga Ronela dhe kjo pa e kredituar pra duke e vjedhur.

Pedro Leopoldo, shkruan përmes faqes së tij Pedraols:

Ata përdorën dizajnin tim dhe nuk më kredituan apo kërkuan autorizimin tim.