Ceremonia e hapjes së ‘Eurovision Song Contest’ u mbajt ditën e djeshme, ku përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse parakaluan në Reggia di Venaria Reale, përgjatë tapetit Turquoise.

Vëmendja e djeshme ishte tek veshja që artistët kishin zgjedhur.

Disa nga artistët kishin preferuar të mos e ekzagjeronin me veshjet, duke shkëlqyer me thjeshtësinë e tyre.

E kundërta kishte ndodhur me disa artistë të tjerë, nder to edhe Ronela Hajati e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret”.

Veshja e saj ishte e jashtëzakonshme me një kapele, thua se kishte vendosur ne koke nje tepsi kendore.