Tornado goditi zonën nga Alonaki në Pantokrator në Prevezë te Greqise.
Banorët u përballën me një fenomen ekstrem të motit.
Tornado sheshoi serat dhe disa shtëpi të vogla brenda tyre, hodhi pemë në rrugë dhe shtylla, energjia elektrike mungoi e gjithashtu demtoi shtëpi te tëra.
Një pemë ra në semaforët e rruges kryesore, ndërsa pemët ranë edhe në vendbanimin e Pantokrator.
Banorët dolën në rrugë për të parë se cilat probleme të tjera la nga pas tornado e ndjekur nga breshëri.