Ne kryeqytetin e vendit ne Tirane, sot u zhvillua një marshim protestë kundër abuzimit me fëmijët.

Grumbulli i madh i njerezve i perbere nga aktivistë dhe qytetarë u mblodhën fillimisht tek ”Sheshi Skënderbej” për të marshuar më pas në rrugët e kryeqytetit duke dhënë mesazhe të forta.

“Mos ma vrit fëmijërinë” ishte motoja kryesore e marshimit e shkruar në një banderolë që mbanin protestuesit.

“Eduko djalin”, “Mos hesht, raporto”, “Ne jemi me ty”, “Ti s’je vetëm” ishin disa prej mesazheve të tjera që ishin shkruar në pankartat që shoqëronin marshimin.

Kjo proteste ishte thirrur nga shoqëria civile pak ditë pas bërjes publike në media të lajmit për përdhunimin e 15-vjeçares nga Rrësheni nga një grup prej 5 personash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu