Ish deputeti demokrat Tritan Shehu, ne nje postim ne fb ben me dije mbeshtetjen dhe solidarizimin maksimal te Nea Demokracise, partise qeverisese ne Greqi, per situaten e pas termetit ne Shqiperi. Shehu ishte i ftuar ne kongresin e partise se djathte greke Nea Demokracia, ku mbajti edhe nje fjalim pershendetes nga te djathtet shqiptare.

Per me teper ndiqni te plote postimin e tij:

Kongresi i pare ky mbas fitores se ND, qe u mbajt ne Athine per te konsoliduar programin e zhvillimit te Greqise, vizionin europian te saj, rolin e tille ne BE, impenjimin e plote per integrimin e Ballkanit Perendimor, etj.
Nje pjese ne fjalimin e Kryeministrit zuri dhe mbeshtetja per Shqiperine, ndihma drejt nesh per te perballuar edhe kete fatkeqesi te natyres, duke shprehur keqardhjen e solidaritetin.
Gjate Kongresit pata mundesine te takoj Z. Mitsotakis, ta uroj e falenderoj ate ne emer te Z. Basha e te PD per te gjitha keto elemente.
Gjithashtu ne takimet e bisedat me personalitete te rendesishem te shtetit helen dhe te ND, si me Ministrat e Jashtem, te Brendeshem, deputete, drejtues te Parlamentit, te partise etj, paraqita mendime mbi maredheniet tona strategjike, per deformimet e thella te demokracise ne Shqiperi, ceshtje qe lidhen me kriminalitetin, trafiqet si dhe per probleme a projekte te rrezikshme, qe po prezantohen per Rajonin.
Ne te gjtha takimet u shpreh vullneti per te mbeshtetur zhvillimin e Shqiperise, tejkaluar edhe veshtiresite aktuale, perpjekur se bashku per integrimin europian, si dhe u fol per rolin e rendesishem te Greqise ne keto procese rajonale.
Gjate Kongresit u takova dhe me shume perfaqesues nderkombetare si Sekretari i Pergjithshem i PPE Z. Lopez, Presidenti Tajani etj.
Ne fund se bashku me Sekretarin Nderkombetar te ND isha pjese e nje ceremonie te Forumit Rinor te saj ne solidaritet me Shqiperine, ku i inkurajova e i falenderova ata per ndihmesen, qe po pregatisin per te Spitalin e Durresit.Fotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu