Prej dy ditesh ne Gjirokaster, po qarkullojne vemjet e Task-Forces se kryeqytetit te cilet po peshkojne cdokend qe u del perpara qe bie pre e provokimeve te uleta.

Keto dy surretër te fotografuara me mjeshteri nga miku yne i portalit Alban Bejko, i perkasin kesaj njesie e cila ne 48 oret e fundit, ka bombarduar me gjoba minialisht 150 euro, te gjithe ata qe kane patur fatin e keq te bien pre e gjahut te tyre. Jane dy punonjes policie te cilet duke shperdoruar uniformen e Policise se Shtetit abuzojne me detyren ne vendosjen e masave administrative teresisht te selektuara.

Sipas informacioneve te siguruara nga terreni, keta dy police, kane kerkuar vlera te majme te hollash ne kembim te terheqjes se masave administrative madje ne tre raste “peshqit” kane rene ne rrjeten e tyre.

Nuk ngelet gje tjeter vecse i’u bejme thirrje qytetareve qe udhetojne ne akset e Qarkut Gjirokaster, te mos bien pre e gjahut te ketyre surreterve qe po perdhosin uniformen e Policise se Shtetit per hesapet e tyre.

Me poshte ju servirim fotot e tyre per t’i fiksuar !

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu