Studentët protestojnë sot për masat e marra nga qeveria për zhvillimin e mësimit online. Ata janë mbledhur në orët e para të mëngjesit përpara Ministrisë së Arsimit.
Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online. Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë.
Policia ndërkohë është duke i bërë thirrje për tu shpërndarë pasi sipas masave të marra për shkak të pandemisë, grumbullimet nuk lejohen. “Policia do të zbatojë ligjin”, bëjnë thirrje blutë e kryeqytetit me megafon.
Dje në rrjetet sociale studentët kanë lajmëruar se sot do të protestonin para Ministrisë së Arsimit, në orën 10.00. dhe një orë më pas, 11:00 do të protestonin përpara Ministrisë së Shëndetësisë.
.