Duket se Bashkia e Gjirokastrës e ka marrë shumë seriozisht trajtimin me dizinfektantë të objekteve arsimore përfshirë edhe ato të parashkollorit.

Sot nisur edhe nga ndjeshmëria për fëmijët e parashkollorit, është ndërhyrë nëpër kopshtet e qytetit të Gjirokastrës përkatësisht në kopshtet “Rreze drite”, kopshti 1 dhe 3 “Fluturat”, kopështi 4 “Dallendyshet”, kopshti nr 5 ”Shpresa Dena”, kopshti nr 7 ”Buzeqeshja”,
kopshti nr 2 “Cicerimat”.

Sipas kreut të Drejtorisë së Arsimit në Bashkinë e Gjirokastrës Irena Karagjozi, puna po vijon intensivisht edhe në shkollat që janë në territorin e Bashkisë së Gjirokastrës cka do të krijojë ambjente të sigurta. Sipas zonjës Karagjozi, dizinfektimi ndërmerret në kuadër të planit që ka Bashkia e Gjirokastrës dhe nën kujdesin e vecantë të kryebashkiakut Flamur Golemi për të bërë të mundur dizinfektimin brenda një kohe të shkurtër të të gjitha objekteve të arsimit që janë funksionale në qytet apo dhe në Njësitë Administrative.

Preparatet e përdorura për dizinfektim sipas kreut të Drejtorisë së Arsimit në Bashkinë e Gjirokastrës Irena Kargjozi janë brenda standarteve dhe tërësisht funksionale për të krijuar një ambjent të sigurtë për fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e shkollave të të gjitha niveleve parauniversitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu