Drejtuesi Politik i PD Qarku Gjirokaster Prof.Dr.Tritan Shehu ka pasur nje takim spontan me kolege te tij mjeke gjirokastrite.

Kenaqesia e ketij takimi ishte bashkebisedim i frytshem me keta heronj te heshtur, ata qe pa zhurme e buje, pa u ankuar per lodhjen dhe sakrificen personale e familjare jane dite e nate ne sherbim te qytetarit-ka qene konsiderata e Prof.Dr.Tritanit. .

Duke qene njeri prej tyre e di dhe ndjej shume mire sakrificen personale e familjare, mundin, lodhjen, rraskapitjen por edhe kenaqesine e te ndihmuarit te cdo njeriu ne nevoje dhe shpetimit te jeteve.

Bluzat e bardha dhe gjithe personeli mjekesor jo vetem qe detyrohen te punojne ne me te shumten e rasteve ne kushte te pa imagjinueshme, perballen me mungesa te shumta duke rrezikuar ne cdo moment veten e tyre e te familjareve, por vuajne dhe diskriminimin dhe shtypjen e pushtetit duke tentuar me dashakeqesi t’i beje pergjegjes per deshtimet e politikave shendetesore-eshte shprehur zoti Shehu para mjekeve gjirokastrite

Personeli mjekesor duhet falenderuar dhe duhet mbeshtetur pa rezerva pasi mjaft jane neperkembur nga qeveria. Zoti Shehu eshte ndalur edhe tek aktiviteti i Spitalit Rajonal “Omer Nishani” i cili eshte lene ne harrese te plote dhe sot lengon duke i hequr rendesine e dikurshme dhe klasifikuar nga Rilindja si nje spital me dimension lokal.

PD do t’i ktheje rendesine e dikurshme ketij spitali duke e shnderruar ne universitar dhe teresisht ne sherbim te qytetareve-eshte shprehur Prof.Dr.Shehu.

Nga ana e tyre mjeket gjirokastrite kane shprehur konsiderata per Prof.Dr.Tritan Shehun si nje personalitet human dhe qe i ben nder Gjirokastres ta perfaqesoje ne parlamentin e ardhshem.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu