Ish ministri i shendetesise Prof. Dr. Tritan Shehu, ka denoncuar nje superskandal qe ka lidhje me vaksinimin e qytetareve shqiptare.

Permes nje reagimi ne fb, Shehu qe ne profesion eshte mjek, ben me dije me fakte reale fotografike, se vaksina te skaduara qe ne 4 prill po u injektohen aktualisht qytetareve ne tendat e Sheshit ‘Skenderbej’ te Tiranes.

Gjithashtu Shehu i ben thirrje prokurorise qe te zbatoje ligjin, duke nderprere ne menyre te menjehershme kete veprim te rrezikshem per jeten e qytetareve.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Skandal!

Vaksina te pa sigurta dhe te skaduara qe me 4 prill po u injektohen aktualisht qytetareve ne tendat e Sheshit Skenderbej!

Prokuroria duhet menjehere te nderprese kete veprim te pa pergjegjshem, te rrezikshem e te filloje nje hetim te plote.

Jane vaksina “Kineze” me ambalazhe te shkruara turqisht, jo vetem te pa certifikuara nga asnje organizem nderkombetar, me efikasitet shume te ulet sipas vete kinezeve, por dhe me date skadence te tejkaluar qe me 4 Prill.

Qytetareve nuk ju tregohet ky fakt i rende edhe nga operatoret sanitare aty!

Duhej nje insistim i forte i disa prej tyre qe te shikonin ambalazhin, e me tej te refuzonin injeksionin.

Pergjegjesi e rende kjo per Qeverine, por dhe per personelin shendetesor qe e aplikon, pavaresisht urdherit qe u kane dhene.

Edhe ata duhet te kuptojne se Betimi i Hipokratit qendron mbi cdo urdher administrativ.

Shume shpejt dhe shqiptareve do tu ofrohen vetem ato vaksina e medikamente te sigurta, qe u ofrohen edhe italianeve, grekeve, gjermaneve, te gjithe BE, duke respektuar rregullat europiane per kete.

No photo description available.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu