45 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia greke, në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se autoritete greke kishin pikasur një automjet të dyshimtë në Greneva, afër kufirit të gjelbër.

Drejtuesi i mjetit fillimisht nuk i është bindur urdhrit të policisë për t’u ndaluar , pork a shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Kapja e tij është bërë e mundur në Grevena.

Brenda mjetit të tij janë gjetur 3 çanta, që kishin Brenda 45 pako me 45 kg e 650 gram marijuanë.

Po ashtu nga policia janë sekuestruar 4 aparatë celularë me 4 SIM dhe 930 euro. Për këtë janë arrestuar dy shtetas shqiptar 22 dhe 27 vjeç.