Shpërthen uji shatërvan në qendër të Këlcyrës.

Rrjeti kryesor i përcjelljes së ujit të pijshëm është dëmtuar për herë të tretë brenda një jave. Kjo falë cilësisë së standarteve të “sigurta” që propogandon kryetari i Bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni për rrjetin e ri të ujësjellësit të qytetit.

Shpërthimi i tubos kryesore në qendër të Këlcyrës, shkaktoi edhe një pamje “spektakolare” në mungesë të një shatërvani në qytet. Banorët e këtij qyteti janë irrituar tej mase me kryebashkiakun Ndoni pasi ky i fundit diktoi fituesin e punimeve të ujësjellësit të ri të qytetit me vlerë 1 milionë dollarë amerikanë ndërkohë që punimet janë tërësisht jashtë standartit.

Ditët vijuese, një përfaëqësi e banorëve të Këlcyrës, pritet të bllokojë hyrjen e godinës së Bashkisë si shenjë proteste ndaj abuzimeve të rekorduara nga kryebashkiaku ilegjitim Klement Ndoni i dalë pas votimeve moniste të 30 qershorit.

Madje bëhet gati akt-padia në Prokurorinë e Përmetit ndaj Ndonit për shpërdorim detyre për një sërë shkeljes që janë egzaminuar nga qytetarë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu