Për shkak të emergjencës Covid-19, festivali ndërkombëtar “Eurovision” erdhi në Youtube me një finale të quajtur “Eurostream 2020”.

Në platformën e “Eurostream 2020” u prezantuan këngët konkurruese dhe u shpall një fitues, i cili nuk është fituesi zyrtar i këtij festivali.

Këngëtarja shqiptare Arilena Ara përfaqësoi vendin me audion e këngës “Fall from the sky” në natën e dytë të festivalit, në pamundësi për ta përgatitur në kohë videoklipin.

Shqipëria arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.

Ndërkohë, fituesi i “Eurostream 2020” u shpall grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.

Në 5 vendet e para janë renditur Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu