Dalin detaje te reja nga Grupi Hetimor per aksidentin e mbremshem te ndodhur ne aksin Gjirokaster-Kakavije perballe ish fabrikes se kepuceve ku humbi jeten nje i ri nga Tepelena.

Burime nga Grupi Hetimor bejne te ditur per Jugulajm.net se drejtuesi i automjetit Myftar Xhebro 17 vjec i cili humbi jeten ne kete aksident, nuk ka qene i pajisur me leje drejtimi. Nderkohe qe aksidenti ka ndodhur pasi ai humbi kontrollin e drejtimit te automjetit. Nga inspektimi fizik i automjetit dhe grupit te drejtimit te tij, behet e ditur se gjate aksidentit, nuk ka pasur bllokim te timonit, apo te kete pasur ndonje avari qe solli perplasjen e automjetit me nje peme aty prane.

Kjo shton edhe me shume dyshimet qe i riu nga Tepelena, te kete qene i dendur me pije alkoolike. Ndonese analizat e gjakut per te vertetuar kete duhen 3 dite, burime nga Grupi Hetimor sqarojne se Xhebro ka qene nen efektin e alkoolit pasi drejtonte automjetin me 200 km ne ore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu