Ish kryediplomati i Shqiperise Tritan Shehu, ne nje shkrim ne fb ka bere me dije mosbesimin e theksuar te shqiptareve kudo ku jane, ndaj Rames dhe qeverise se tij.

Nder te tjera Shehu thekson, se “Ndjehej kudo nje indinjate e thelle ndaj Rames per “gjellet” qe po ofron, per fyrjet e tij te renda ndaj sakrificave te Kosoves, per perbuzjen qe ai tregoi ndaj liderave te saj, ne krah te Vucic.”

Shehu ka qene pjesëmarres në Kongresin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ku ka publikuar edhe foto. 

Per me teper ndiqni te plote shkrimin e tij:

Pasoje e rende te politikave e qendrimeve te Rames, humbja e besimit te shqiptareve kudo ku jane tek Shqiperia e tek Shteti shqiptar.
Keto dite isha ne Shkup per te marre pjese ne Kongresin e BDI te Ali Ahmetit.
Realizova nje intervite te gjate ne Tetove te Klan Macedonia me gazetarin e njohur Seladin Xhezairi, qe do te transmetohet neser ora 16.00.
Ndersa ne Shkup, Prishtine e Tetove pata rastin te bisedoj me miq e kolege te politikes.
Kudo gjeta nje ndjenje te thelle kundershtie ndaj politikave ndesh interesave tona, denigruese per Kosoven e demtuesese per integrimin tone te “gatuara” nga Vucici, por te servirura nga Rama ne shqip.
Ndjehej kudo nje indinjate e thelle ndaj Rames per “gjellet” qe po ofron, per fyrjet e tij te renda ndaj sakrificave te Kosoves, per perbuzjen qe ai tregoi ndaj liderave te saj, ne krah te Vucic.
Fatkeqesisht i gjithe ky skenar makbethian i Rames ndaj kombit tone, ndjeshem po krijon nje mosbesim te thelle edhe te shqiptareve jashte kufijeve te Shqiperise ndaj Shtetit tone, gje qe rrezikon te kete pasoja te renda e te gjata per kombin tone, unifikimin e tij, dinjitetin e rolin e tij ne Rajon e me gjere.Fotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu