Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, ka denoncuar masakrën mjedisore të ndodhur në pyllin Shtepezi i Vjetër në deri te Uji i Ftohtë.

Shehu thekson se në këtë zonë po priten pemët dhe se po rrafshohet bimësia, ndërsa shteti vazhdon të qëndrojë në heshtje.

Ja denoncimi i plote i Shehut:

Gjirokaster!

Nje masaker ambietale mbi pyllin nga Shtepezi i Vjeter ne Luzat deri te Uji i Ftohte!

Nen “justifikim” e rregullimit te nje rruge po shkatrohet nje pyll i tere ne menyre kriminale e koruptive.

Priten e pemet e rafshohet bimesia ne nje hapesire shume te gjere, krejt ne kundershtim me cdo ligj, rregull e norme zhvillimi.

Dhe kjo behet diten me diell e askush nuk thote ndonje fjale, asnje kontroll nga institucionet shteterore asnje reagim a shpjegim.

Sepse forca e “shtetit”, pjese ne kete krim qofte dhe me heshtje, si dhe e grupeve keqberese zbatuese qenka kaq e “rende” e terrorizuese, sa dhe banoret vete nuk ndjehen!

Fatkeqesi cfare po ndodh ne vijimesi ne Qarkun e Gjirokastres.

Diku kontaminohen fushat, diku Vjosa, diku perpmbyten tokat, diku asgjesohen pyjet, pemet…etj.

Bagetia zvoglohet, tokat gjthmone e me veshtire te kultivohen…sherbimet vecse po mbyllen!

Dhe te gjitha keto qe ne thelb thellojne varferine e denigrojne qytetaret, po e “cveshin” ate Qark jo vetem nga pyjet e prodhimi, por po “rallojne” ne meyre katastrofale dhe popullesine e tij.

Sepse keta njerez te mrekullueshem e punetore keshtu te detyruar, vecse po braktisin ato troje, djep i zhvillimit e kultures.

Jam i bindur se shpejt kjo tragjedi qe po ndodh do te shpertheje dhe reagimin e qarte e te forte popullor!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu