Kryeministri Edi Rama ka krijuar tashmë një traditë me shpëndarjen e shprehjeve dhe video-mesazheve frymëzuese në rrjetet sociale. Përditë, Rama ndan me ndjekësit e rrjeteve thënie, të autorëve të ndryshëm, ku nuk mungon edhe frymëzimi nga besimet fetare. Kështu ka ndodhur edhe sot, kur kryeministri ka shpërndarë një thënie e cila ka në fokus gabimin dhe mëkatin. “Gabimin e bën duke menduar se ke të drejtë kur nuk ke. Mëkatin e bën duke e ditur që nuk ke të drejtë”, citon Rama imam Anwar Al Awlaki.

Postimi

Por kush është imam Anwar Al AWlaki?

Nga një vëzhgim elementar në Google, (që mund ta bënte edhe skuadra që menaxhon faqen e kreut të qeverisë), rezulton se imam Anwar Al Awlaki, ka qenë një imam nga Jemeni.

Qeveria amerikane e ka skeduar atë si një nga imamët që ka shërbyer si rekrutues dhe motivues për të realizuar plane terroriste për grupin terrorist Al Kaeda. Ai u vra nga autoritetet amerikane në vitin 2011.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu