Vijon të krijohen rradhë të gjata në pjesën greke të kufirit në Kakavijë edhe ditën e sotme. Këtë herë jo nga plotësimi i kuotës së kalimit por nga testet e koronavirusit.

Qytetarët që shkojnë në Greqi përveç PCR testit që u tregojnë autoriteteve, janë të detyruar të kryejnë tamponin në Kakavije.

Praktika për marrjen e tamponit në kufi është hequr që prej datës 17 gusht ku qytetarëve u kërkohet vetëm përgjigjet e testit PCR. Kjo situatë vijon prej 48 orësh ku janë vendosur mjekë në pikën kufitare që marrin tamponin. Radha e krijuar është rreth 300 metra pasi në anën e kufirit grek punohet me dy sportele. Aktualisht ndodhet vetëm 1 mjek në pjesen greke. Kjo situatë paraqitet e tillë vetëm në Kakavijë ndërkohë që në Kapshticë vijon puna normalisht.

Ndonëse janë pyetur nga autoritetet tona kufitare stafi mjekësor grek për tamponet që marrin, stafi mjekësor grek justifikohet se këto janë urdhrat nga instanca më të larta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu