Ne zbatim te Vendimeve te Keshillit te Ministrave, urdherave te Ministrit te Shendetesise Perkrahjes Sociale, urdherave te Ministrit te Arsimit, Sportit dhe Rinise, ne kuader te masave per reduktimin e risqeve qe lidhen me perhapjen e COVID19, si dhe ne zbatim te ligjit 107/2016 “Per Prefektin e Qarkut” Prefekti i Qarkut Gjirokaster Astrit Aliaj, ka hartuar nje plan veprimi per marrjen e masave per menaxhimin e situates nga Coronavirusi.

Sipas zotit Aliaj, ceshtja eshte serioze dhe kerkon angazhim shume te madh nga te gjitha Njesite e Veteqeverisjes Vendore dhe institucionet shteterore qe veprojne ne Qarkun Gjirokaster. Perfaqesuesi i qeverise shqiptare ne jug te vendit ka kerkuar nga njesite e qeverisjes vendore dhe institucionet e shendetit paresor e publik, hartimin urgjent te planeve dhe masave, ndjekjen dhe zbatimin e tyre, raportimin ne vijimesi çdo dite brenda ores 14-00 Prane Institucionit te Prefektit ne adresen elektronike Prefekti.Gjirokaster @mb.gov.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu