Pasi qëndroi disa ditë në banesën e tij, kryeministri Edi Rama ka vendosur të dalë në rrugë. Paraditen e sotme ai është parë në rrugët e Tiranës, i shoqëruar edhe nga drejtori i policisë, Ardi Veliu.

Rama ka debatuar me një të moshuar, duke i kërkuar të mos dalë nga banesa. I shoqëruar me truproja që mbajnë maska, Rama dallohet teksa lëviz pa asnjë masë mbrojtëse.

Rama doli sot në rrugë duke u bërtitur qytetarëve pse nuk respektonin rregullat e izolimit. Ai postoi vetë disa foto.

Postimi i Rames:

SOT NË DiSA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

-PROBLEM PENSIONiSTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

-RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka.
E e kemi p?rsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu