Deputeti i Partise Demokratike per Qarkun Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka pershendetur dhe falenderuar te gjithe ata qe u bene pjese e fushates elektorale ne Qarkun Gjirokaster, si dhe te gjithe banoret e qarkut.
Permes nje postimi te shoqeruar me foto ne fb, Shehu ka treguar ne menyre analitike te dhenat e rezultateve per secilen Bashki te Qarkut Gjirokaster.
Ja postimi i plote i Shehut:
Duke dashur te pershendes e te falenderoj dhe nje here shume ngrohtesisht te gjithe ata, qe u bene pjese e fushates sone elektorale, te gjithe ata qe na mbeshteten e votuan, te gjithe banoret e Qarkut te Gjirokastres, perfshi edhe ata qe akoma nuk n’a kuptuan, po ju ve ne dispozicion te dhenat e rezultateve sipas Bashkive e Qarkut ne terresi.
Megjithese pjesemarja e votuesve ne Qark eshte ulur me reth 7000 qytetare si pasoje e largimeve prej tij nga kushtet e veshtira te krijuara vitet e fundit, perseri PD ka rritje si ne numrat absolute ashtu dhe perqindje ne cdo dege e terresi, gje qe mund ta konstatoni dhe ju vete duke para tabelat e meposhteme, ndersa e kunderta ka ndodhur me PS.
Dua tju siguroj perseri se si kemi qene se bashku ne keto vitet e fundit, sic ishim ne muajt e kesaj fushte, ashtu do jemi edhe ne te ardhmen, ne mbrojtje te aspiratave tona te medha per dinjitet, demokraci, mireqenie e perkatesi Europiane e Perendimore.