Drejtuesi politik i PD per Qarkun Gjirokaster, prof.Dr.Tritan Shehu, ne kuader te bashkebisedimeve me shtresat e ndryshme te qytetareve, sot eshte takuar me specialistet e bujqesise se Gjirokastres.
Shehu, gjate bashkebisedimit i ka degjuar me shume vemendje mendimet dhe opinionet e specialisteve te bujqesise dhe blegtorise, duke i’u dhene atyre fjalen, se situata e krijuar ne sektorin ne fjale do kete nje ndryshim rrenjesor pas 25 prillit.
Shehu u shpreh per Jugulajm.net, se: ”Sot pata kenaqesine te takohesha me specialiste te spikatur te fushes bujqesise me profesion Agronom dhe Mjek- Veteriner, si njohes shume te mire te gjendjes se Bujqesise dhe Blegtorise ne qarkun e Gjirokastres.
Diskutuam mbi problemet qe mbart ky sektor i rendesishem qe jep rreth 37 % te te ardhurave .
Me pervojen e tyre, nje jete te tere kontribute mora mendimin e tyre, qe ky sektor ndodhet ne diten me te keqe ne keto vite.
Mungesa e investimeve ne sistemin e vaditjes dhe kullimit, mungesa e subvencionimeve blektori dhe mbjelljeve me pemtore, mungesa e tregetimit te prodhimeve bujqesore dhe blegtorale per rrjedhoj ulje e ndjeshme te numrit te krereve dhe tokes se punuar.
Gjithashtu me shprehen optimizmin, persa i perket shpreses qe jep programi i PD-se per bujqesine dhe per rivitalizimin e ketij sektori.
Treguan gadishmerine per ta pershtatur kete program me specifikat e Gjirokastres.”