Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne disa gazetarë të spikatur sportivë për kontributet dhe meritat e tyre profesionale në pasqyrimin e garave dhe ndeshjeve sportive.

Ky vlerësim vjen edhe në një muaj të rëndësishëm për sportin, siç është Kampionati Europian i Futbollit.

Nje nder gazetaret e vleresuar ishte edhe ikona e mikofonit sportiv gjirokastrit, Frederik Fico, ose sic te gjithe ne Gjirokaster e therrisnin doktori.

Ja motivacioni i titullit nga Presidenti Meta:

“Frederik Fico, mirënjohje për kontributin e shquar si komentator i spikatur dhe profesionist në pasqyrimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit në vendin tonë.”

Presidenti Meta i’a dorezoi titullin Marjeta Ficos, bashkeshortes se komentatorit Fico.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu