Prefekti i Qarkut Gjirokaster Astrit Aliaj, mengjesin e sotem ka zhvilluar një takim në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë me strukturën monitoruese të masave lehtësuese në Qarkun Gjirokastër, në lidhje me zbatimin e këtyre masave nga ana e grupeve të inspektimit të ngritura në këtë Task Forcë.
Nga ana e anëtarëve është raportuar se po vazhdon puna normalisht për kontrollin e subjekteve sipas parametrave të kërkuar të sigurisë dhe në përputhje me grafikun javor të kontrollit të Task Forcës Vendore.
Prefekti Aliaj ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha grupet inspektuese në terren për kryerjen e këtyre kontrolleve në të shtatë bashkitë e qarkut, në zbatim të protokolleve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme. Çdo shkelje flagrante e rregullave të percaktuara të sigurisë do të gjobitet sipas legjislacionit në fuqi. Nga nesër do të ndërtohet lista me subjektet si kafene, restorante, që do të mund të hapin shërbimet e tyre vetëm nëqoftëse plotësojnë kushtet e duhura të sigurisë-ka thënë në fjalën e tij Prefekti Aliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu