Prefekti i Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj zhvilloi një takim të veçantë me ambasadoren e Greqisë në Tiranë Sofia Filipidhu dhe konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër Lambros Kakissis.

Në këtë takim u diskutua për çështje me interes të përbashkët për marrëdhëniet dypalëshe me karakter historik dhe aktual, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe jetësimin e projekteve ekonomike e zhvillimore në interes të komunitetit të qarkut Gjirokastër dhe në veçanti të minoritetit grek në këtë qark.
Gjithashtu, të pranishmit theksuan konkretisht ecurinë e punës për kërkimin dhe zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, organizimin e aktivitetit sportiv me pjesëmarrjen e sportistëve veteranë nga klubet e qyteteve të Gjirokastrës, Vlorës dhe Korfuzit, si dhe rëndësinë e zhvillimit të takimeve të shpeshta për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu