Prefekti i Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj ka inspektuar sot tregun ushqimor të Gjirokastrës, për të parë nga afër kushtet në të cilat operojnë tregëtarët për sa i përket kushteve të sigurisë.

Prefekti Aliaj shoqërohej nga kreu i ISHSH Edi Sinojmeri, ai i AKU Beso Brahimi si dhe drejtues vendore te policise. Pas inspektimit në vend, ka konstatuar se jo të gjithë tregëtarët kanë respektuar masat e sigurisë, në kundërshtim me masat e vendosura nga qeveria shqiptare.
Prefekti i qarkut ka kërkuar nga instancat vendore shtim të masave të sigurisë në tregjet ushqimore, moslejimin e ushtrimit të aktivitetit tregëtar të personave të moshës së rrezikuar, përdorimin pa përjashtim të maskave mbrojtëse e dorashkave nga ana e tregëtareve si dhe monitorimin nga ana e policisë të hyrjeve dhe daljeve në tregun ushqimor me qëllim respektimin e distancës së sigurisë nga qytetarët dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës.

Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, prandaj edhe masat e marra duhet të jenë të jashtëzakonshme, me një kujdes maksimal-ka apeluar tek tregtaret zoti Aliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu