Policia Greke ne Kakavije ka arrestuar 4 shtetas shqiptare dhe 2 greke pasi kishin falsifikuar PLF (Passenger Locator Form) shkrese qe konfirmon levizjen dhe hyrjen ne territorin grek te aplikanteve qe duan te hyjne ne Greqi, perjashtuar ketu shtetasit e thjeshte shqiptare.

Kjo leje eshte per shtetasit e BE, per ata shtetas shqiptare punetore sezonale, per shtetas shqiptare qe disponojne edhe nenshtetesi greke etj.

Kater shqiptaret jane arrestuar menjehere ne Kakavije nga kontrolloret greke, teksa keta te fundit kane zbuluar falsifikimin e dokumentit tek data.

Nese plotesohet dokumenti si qytetar i thjeshte pergjigja vjen pas 24 oresh, nderkohe qe 4 shqiptaret e arrestuar e kishin manipuluar duke u hequr si shofere kamionash, cka u kushtoi arrestimin.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se djeshme ne bashkepunim edhe me Policine Kufitare Shqiptare ne Kakavije. Madje njeri prej shqiptareve me automjet per pak sa ka shtypur nje polic grek te Kakavijes, kur iu zbulua falsifikimi dhe ne kete moment mori drejtimin per ne Kakavijen shqiptare nga dhe ku u arrestua prej autoriteteve tona kufitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu