Një ngjarje e rëndë përsëritet sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës sipas burimeve të JuguLajm.net janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orëve të mësimit.

Rreth 6 autoambulanca kanë shkuar me urgjencë në oborrin e shkollës nga ku kanë nxjerrë nxënësit e helmuar. Pamjet e raportuara nga gazetarët lokalë janë kaotike, ku gjimnazistët shihen teksa dalin zvarrë nga ambientet e shkollës.

Prindër e të afërm janë përfshirë në panik për të parë nëse fëmijët e tyre janë helmuar apo jo. Tashmë nxënësit e helmuar janë në spital, ndërkohë që simptomat sipas tyre janë panik, dhimbje fyti, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Dyshohet se nxënësit janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën që ndodhi rreth një javë më parë, ku disa nxënës u helmuan, pasi u ça tubi i kaldajës në klasë, gjatë kohës që po zhvillohej ora e laboratorit të kimisë. 7 nxënës, 2 mësues dhe sanitarja e shkollës u dërguan në spital për të

Ende nuk dihen shkaqet e kesaj ngjarje te perseritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu