Naftëtarët e Ballshit janë duke tentuar të hyjnë me forcë brenda rafinerisë. Teksa sot hyjnë sot në ditën e tyre të 16-të të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rënduar duket se nuk do të heqin dorë kaq lehtë.

Në mbështetje të tyre kanë dalë dhe sindikata e fermerëve të cilët tentojnë të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të uzinës.

Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj shprehet se ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje e se greva e tyre do të vijojë.

‘Vijon greva dhe askush nuk pyet. Asnjë reagim nga shteti.’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu