Plani për rikthimin e shqiptarëve nga jashtë po kthehet në një maskaradë qesharake. “2 javë pas mbylljes së kufijve me Italinë, qeveria nuk ka asnjë plan për kthimin e shqiptarëve,” deklaroi PD. Selia blu publikoi edhe mesazhin nga Konsullja e Përgjithshme, e cila thotë: “Kur të kemi udhëzime konkrete, do t’i tregojmë në facebook”.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR MARRËDHËNIET ME JASHTË, ARBEN KASHAHU 

Shqiptarëve nuk mund t’u mohohet e drejta per t’u kthyer në vendin e tyre! Është një e drejtë kushtetuese e cila duhet të realizohet nga çdo shtet I përgjegjshëm nëpërmjet operacioneve të organizuara shtetërore. Shteti është i detyruar të vendosë në funksion të këtij qëllimi të gjitha mjetet dhe mundësitë për të realizuar shpëtimin e qytetarëve të tij. Është e pa pranueshme, cinike dhe jo-shtetarë përgjigja e kryeministrit se nuk ka më vende për Shqiptarët për t’i kthyer në vendin e tyre. “Nuk ka më vende”, është togfjalëshi më braktisës me të cilin i është drejtuar shqiptarëve ndonjëherë një kryeministër. “Listat janë bërë prej kohësh” ,“vendet janë mbushur” janë togfjalëshat më diskriminues që evokojne diferencimin mes qytetarëve të një shteti, ditët që kërkohet më shumë se kurrë solidariteti njerëzor e kombëtar.

Një Kryeministër i përgjegjshëm duhet të kishte kuptuar se askush nga shqiptarët jashtë Shqipërisë nuk kërkon të bëjë shëtitje këto kohë të vështira, por janë në pamundësi për të jetuar në vendin që kjo kohë I ka gjetur, kanë prindërit apo njerëz të pamundur në Shqipëri vetëm e pa përkujdesje, e me qindra motive të tjera të justifikuara për t’u kthyer.

Këtu është përgjigjen qe konsullja e përgjithshme Anila Pojani i ka kthyer një qytetari me sëmundje te rende, i  mbetur ne Itali pas një operacioni të vështirë. Përgjigja është e datës 27 mars. Aty thuhet se “per qytetaret e Italisë nuk ka plan aktiv per t’u kthyer.” sic shihet 2 jave pasi ka mbyllur kufijtë me Italinë shteti shqiptar nuk ka një plan konkret riatdhesimi per shqiptaret e ndodhur ne Itali apo ne vende te tjera.

Nëse kryeministri apo kushdo kërkon ta shesë braktisjen e qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve si një “mbrojtje të Shqipërisë nga ata”, I kujtojmë atij se ata janë Shqipëria, ata janë ne, janë motrat, vëllezërit, fëmijët, prindërit tanë të cilët Shqipëria nuk i braktisim as në të mirë e aq më pak në të keq. Sakrifica më sublime duhet bërë për të evaku-uar qyetarët Shqiptarë në nevojë! Ndërkohë ballafaqohemi me një qëndrim arrogant e jo-njerëzor të kryeministrit në kufijtë e absurdit. Ky absurditet merr përmasa krimi shtetëror për faktin se qeveria I ka të gjitha mundësitë për të realizuar këtë operacion shtetëror.

Kjo është dita kur vendi ka më shumë nevojë për të përdorur shërbimin e ambasadave dhe të linjës ajrore shtetërore “Air Albania”.

Bashkëngjitur përgjigja e Konsulles së Përgjithshme për qytetarin e sëmure të mbetur ne Itali pas një operacioni publikuar ne konference nga zoti Kashahu: 

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu