Dega e PD Gjirokaster u ka ardhur ne ndihme emigranteve shqiptare, te cilet kane pritur ne radhet kilometrike ne drejtim te Pikes Kufitare te Kakavijes.

Me shume se 200 arka me ujë, pajisje higjeno-sanitare dhe ushqime kane qene gama e ndihmave, te cilat u jane shperndare qindra emigranteve, qe e kane gdhire diten e katert sot ne aksin nacional Jorgucat-Kakavije.

Kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko per Jugulajm.net eshte shprehur se gjithe anetaresia e PD ne Gjirokaster ka kontribuar dhe u jane gjendur prane emigranteve ne keto dite te veshtira krijuar nga parazitizmi qeveritar dhe mungesa e deshires per t’iu pergjigjur shtetasve shqiptare.

Zoti Aliko dhe anetaresia e PD ne Gjirokaster, kane qene deri ne oret e para te mengjesit te sotem ne aksionin humanitar, per shperndarjen e ndihmave dhe asistimin social tek emigrantet e lene ne rruge te madhe nga indiferenca dhe papergjegjshmeria e qeverise se Edi Rames.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu