Strukturat drejtuese te PD ne Gjirokaster, jane thirrur ne nje takim nga deputeti demokrat i Qarkut Prof. Dr. Tritan Shehu.

Takimi ishte planifikuar vetem me drejtuesit e seksioneve te qytetit te Gjjrokastres ndaj dhe organizimi ishte parashikuar ne zyrat e PD lokale.

Por ky takim u shnderrua ne nje tubim te paparashikueshem per shkak te pjesmarrjes në të edhe të drejtuesve dhe anetareve te seksioneve jo vetem te nje pjese te qytetit, por edhe te zonave rurale perreth Gjirokastres.

Kaq shume kishin ardhur saqe u dynden edhe jashte selise ne pritje per te hyre ne takimin e thirrur nga Prof.Dr.Tritan Shehu dhe kryetari i PD lokale Dasho Aliko.

Takimi i organizuar mbremjen e sotme ka sherbyer per te percaktuar kalendarin e takimeve ne baze per riorganizimin e strukturave te PD.

Veç kesaj ishte dhe nje sinjal i drejtperdrejt ndaj Lulzim Bashës për t’i treguar atij se kush e kontrollon PD ne Gjirokaster dhe ku eshte orjentuar shumica e anetaresise se PD.

Ne fakt takimi i sotem tregoi qarte se shumica e drejtuesve te seksioneve dhe grupseksioneve ne Gjirokaster, jane pjese e Grupimit te Rithemelimit te PD te cikluar ne Kuvendin e PD te thirrur nga anetaresia ne 8 dhjetor te vitit te kaluar.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm