Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se do të bllokohen të gjitha adresat e faqeve pornografike. Shkak është bërë kallëzimi për një video erotike në prokurori, e cila më pas i ka kërkuar AKEP bllokimin e këtyre faqeve online.

Njoftimi i AKEP:

AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) në një komunikim të datës 14 Prill 2020, ka dhënë urdhër kompanive që ofrojnë shërbimin e intenetit, për familjarë dhe biznese, që të bllokojnë aksesin në disa faqe të caktuara me përmbajtje pornografike.

Në njoftim urdhërin e lëshuar kuptohet qartë që bllokimi nuk është për portalin por për disa link adresa me përmbajtje të caktuar. Pra shumë prej portaleve të listuara, si Pornhub apo Xvideo, më të njohur në sektorin e përmbajtjeve për të rritur nuk do të bllokohen plotësisht.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe kompanitë ISP duhet të komukojnë aplikimin e bllokimit AKEP-it, që sipas ligjit janë përmbajtje të jashtë ligjshme sipas neneve përkatëse të specifikuara në dokumentin e mëposhtëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu