Tradita e do që para se të mbyllet çdo provim i Maturës Shtetërore, teza të qarkullojë online. Një fenomen i tillë, që përsëritet çdo vit, ka ndodhur edhe me provimin që 33 mijë maturantë po kryejnë këtë të shtunë, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Denoncimin për publikimin e fletëve të provimi e ka bërë dhe deputeti demokrat Lucciano Boçi, i cili shkruan:

“Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës. Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit”.

Pavarësisht se kjo ‘histori’ përsëritet çdo qershor, Ministria e Arsimit nuk mëson nga gabimet e së shkuarës. Nuk ka ende një mekanizëm që të shmanget kopjimi, duke dëmtuar kështu vazhdimisht ndjenjën e meritokracisë tek nxënësit.

FOTO NGA PROVIMI I SOTËM:

    

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu