Dyndja e mijera emigranteve shqiptare ne Kakavije gjate tre diteve te fundit, eshte shoqeruar me probleme te shumta qofshin keto edhe mjekesore. Me dhjetera vete paraditen e sotme kane marre asistence mjekesore per shkak te dehidratimit si rjedhoje e temperaturave te larta dhe rrezeve te diellit.

Nisur nga kjo situate Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne Gjirokaster, ka instaluar sherbim mjekesor te levizshem dhe statik ne Piken Kufitare te Kakavijes per t’iu pergjigjur emigranteve shqiptare cdo lloj situate te krijuar rishtazi nga qendrimi prej tre ditesh dhe ekspozimit ndaj temperaturave te larta dhe rrezeve te diellit.

Kreu i NJVKSH Gjirokaster Shpetim Novi shprehet per Jugulajm.net se sherbimi mjekesor ka filluar te jete aktiv prej oreve te drekes se sotme ne kushtet kur situata paraqitej e veshtire per dhjetera emigrante shqiptare ne pritje per te kaluar drejt Greqise permes Pikes se Kalimit Kufitar te Kakavijes. Sherbimi yne do te jete 24 ore pa nderprerje dhe ka ne fokus kontrollin shendetesor te cdo individi qe paraqet probleme shendetesore. Qellimi yne eshte t’i pergjigjemi bashkeatdhetareve tane ne cdo rrethane dhe cdo shqetesimi shendetesor qe shfaqin-shprehet kreu i NJVKSH Shpetim Novi.

Sipas ketij te fundit trupa e sherbimit mjekesor ka te gjithe mjetet e nevojshme per t’iu pergjigjur cdo lloj situate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu