Ngrihet Ngrihet Qëndra Turistike e Informacionit në Metropolinë e Gjirokastrës, me qëllim ruajtjen e burimeve kulturore dhe natyrore si një parakusht për zhvillimin e turizmit në zonën ndërkufitare, duke mbeshtetur “Inkurajimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore”
Metropolia e Shenjtë Gjirokastër në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër , Metropolinë Korcës, Metropolinë e Janinës, Këshillin e Qarkut të Janinës dhe Universitetin e Janinës kanë bërë të mundur realizimin e disa aktiviteteve të rëndësishme për turizmin në zonën ndërkufitare si : Studimin mbi zhvillimin e turizmit fetar në zonën ndërkufitare; Punimin e dokumentacionit shkencor dhe historik për ruajtjen e monumenteve të zgjedhura duke siguruar kontributin e nevojshëm për zhvillimin e produktit turistik ; Projektimin e rrugëve alternative të turizmit për pelegrinazhe duke zhvilluar dhe krijuar një portal në internet për Rrugët e Turizmit të Pelegrinazhit dhe krijimin e Pikave të Hyrjes dhe të gjitha këto procese të cilat kontribuojnë në ofrmin e infrastrukturës së nevojshme të TIK për shpërndarjen e produktit turistik.
Qendrat e informacionit në Gjirokastër të cilat do të jenë të vendosura në Katedralen e Gjirokastrës ( nga Metropolia e Shenjtë) dhe në pazarin karakteristik (nga Bashkia Gjirokastër) nëpërmjet instalimit të pajisjeve moderne bashkëkohore ( kompjutera publik me ekran me prekje për përdorim nga turistët) sigurojnë promovimin mbi rrugët dhe vendet alternative të pelegrinazhit për vizitorët.
Projekti kontribuon në arritjen e treguesit të rezultateve të programit IPA Ndërkufitar Greqi –Shqipëri 2014-2020 , dhe pritet që të ketë si rezultat të drejtpërdrejtë një rritje prej 3.000 vizitorësh në zonë deri në vitin 2023.
Në ditët në vazhdim do të promovohet edhe Qendra Turistike e Informacionit ne Pazarin e Vjtër të Gjirokastrës duke siguruar informacion adekuat mbi pikat e interest, sitet religjoze, trashegimine kulturore e natyrore, kulinarine etj.