Prania e studentëve në auditore tashmë nuk do të jetë në vullnetin e tyre të lirë, por do të jetë e detyrueshme.

Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit, e cila ka publikuar një udhëzim të ri, ku ka përcaktuar edhe limitin e mungesave që i lejohet një studenti të kryejë gjatë vitit akademik, në të kundërtën do të penalizohet deri në përsëritjen e vitit.

Mungesat e lejuara janë të ndryshme për Fakultetet dhe programet mësimore. Minimumi është i prezencës së studentëve në auditorë do të jetë 50%.